Salianji: Ke kërkuar vota për PS-në. Maliqi: Mandati im nuk është i grabitur

20:53 | 04/03/2019

Opozita vendosi të djegë mandatet, por disa prej kandidatëve pritës në listat zgjedhore e kanë pranuar atë. Ish-deputetët e opozitës, Ervin Salianji dhe Kejdi Mehmeti të ftuar në emisionin “Byro Politike” nuk kanë pranuar që të jenë në të njëjtën studio me Lefter Maliqin, kandidat i cili ka pranuar mandatin në qarkun e Beratit. Ervin Salianji tha se nuk do të ketë qasje tjetër ndaj mandateve të grabitura të opozitës.

“Nuk asnjë dilemë, nuk mund të dhe nuk do të ketë asnjë qëndrim të opozitari për çdo lloj mandati të grabitur të demokratëve apo LSI-së. Vendimmarrjen dhe votat, përfaqësimin e bëjnë forumet e partisë politike dhe nuk mund të jetë e pranueshme që mandatet e transferuara në favor të Edi Ramës të bëhen legjitime në diskurin publik. Në hapësirën tuaj mund të ftoni kë të doni, pavarësisht qëndrimit. Nëse do kishit deputetë të PS-së, Po, por kurrsesi, dhe këtë e kam me Lefter Maliqin i cili ka dalur hapur për vota për PS-në dhe nuk mund të dalë sot me një mandat të PD-së”, tha Salianji.

Ndërkohë nga ana tjetër, Maliqi theksoi se mandati i tij nuk është i grabitur. Sipas tij, Basha ndryshe nga herët e tjera mbajti fjalën, ku në 2015-n i kishte premtuar kandidimin për kryetar bashkie.

“Do ishte kënaqësi të isha në atë përballje. E dëgjova. Të paktën për personin tim mandati nuk është i grabitur. Ka qenë i pritur dhe shumë i dëshiruar. Salianji e di mirë kontributin tim në qarkun e Beratit. Moralisht ndihem krenar për ata banorë që i përfaqësoj sado sa të zgjasë kjo iniciativë ligjore dhe kushtetuese. Këto ditë kam qenë jo në dilemë, por thjesht kam parë reagimet dhe kam pritur këtë mandat përveç banorëve ma ka dhuruar dhe Basha. Përveç se ka stilin e tij të gënjeshtrës këtë herë mbajti fjalën. Të paktën me mua. Premtimi i tij ishte që në 2015 do isha kryetar bashkie. Mua më vjen shumë keq që PD është katandisur në farë feje. Do përfaqësoj demokratë dhe socialistë”, tha Maliqi./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono