Salianji: Asnjë shkelje ligjore, presim sqarimin e situatës ligjore për të shoqëruarit

20:38 | 13/10/201920:380

Disa persona janë shoqëruar pas përfundimit të protestës në Unazën e Re. Mes tyre është edhe ish-deputeti Klevis Balliuu. Kjo ka bërë që përfaqësuesit e PD-së, por edhe qytetarë të kalojnë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tyre.

Në një prononcim të shkurtër për Abc News, ish-deputeti Ervin Salianji, tha se situata është ende e paqartë, pasi policia thotë se është në fazën e kryerjes së procedurave. Ai tha se opozita po pret se në çfarë statusi do të kalojnë të shoqëruarit. Gjithashtu sipas Salianjit, në protestën e së dielës nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore.

“Kemi çuar përfaqësues ligjor dhe ka një grumbullim i cili nuk është i organizuar për momentin. Pa diskutim nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe nuk mund të ketë një rregull të vjetër në një zonë që ka pothuajse një vit që proteston. Nuk ka ende një informacion të qartë nga policia pasi është në fazën sipas tyre të bërjes së procedurave dhe të marrjes së informacioneve nga operacionalja dhe nga policët që kanë pasur në terren janë shoqëruar disa persona për të treguar që po punojnë dhe për të treguar që ka një lloj terrori gjasme në kuadër të ndryshimeve të reja në Kodin Penal të cilat janë në një parlament që nuk i ka 84 vota legjitime për të ndryshuar Kodin”, tha Salianji.

Ndër të tjera, ish-deputeti tha se pritet që të ketë më shumë persona që do të grumbullohet, të cilët do të qëndrojmë derisa të sqarohet situata ligjore./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono