Saimir Tahiri para Apelit, kërkon heqjen e arrestit shtëpiak


13:45 | 28/05/2018

Në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca për të shqyrtuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për ndryshimin e masës se sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në 12 Maj. Sipas avokatit mbrojtës të Tahirit, kjo masë është e tepruar pasi prokuroria nuk ka asnjë provë të re kundër ish-ministrit, në mënyre që të kërkojë arrestimin e tij.

Vetë Tahiri është paraqitur në orën 13:30 në gjykatë, i shoqëruar me policë që nga banesa e tij, ku ndodhet në “arrest shtepie”.

Ish-ministri i Brendshëm akuzohet për “trafik të narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe të “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendore”.

Treshja e gjyqtarëve që do të vendosë sot në Apel për masën e sigurisë së Saimir Tahirit përbehet nga Saida Dollani, kryesuese, ndërsa anëtarë janë Sokol Binaj e Fehmi Petku.

Një ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu tha se gjykatës po i bëhen presione dhe kërcënime, por ka edhe tentativa për ta blerë për këtë çështje.

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia u pyet nga mediat për këto deklarata sot, teksa hynte në gjykatë.

Maks Haxhia:Kemi lexuar dhe rilexuar, disa herë deklaratën ose më saktë mesazhin e ambasadorit Donald Lu. Mund të them që ishte një mesazh shumë dimensional. Atë mesazh unë e ndava në dy pjesë. Mesazhin e qarkullimit të opinioneve siç ndodh gjithmonë në Shqipëri kur ka cështje të tilla pikante ose me probleme socialo-politike ose dhe metoda të tilla që kur duan që vendimi të jepet kundër, hapen fjalë që ushtrohen presione dhe jepen para. Ajo që mua më intereson mua si specialist i së drejtës dhe në detyrën e avokatit Tahiri është mesazhi i zotit Lu që gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj. Dhe nëse gjykojë në prova dhe në ligj, zotit Tahiri duhet t’i hiqet sot masa e arrestit në shtëpi”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono