Saga e Tiranë-Elbasan, hapet njëri segment i aksit rrugor

15:46 | 14/03/2019

Pas 8 vitesh që nga nisja e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, gjatë së enjtes është hapur krahu i majtë i këtij segmenti, nga kryqëzimi i Ibës deri në hyrjen e tunelit të Krrabës. Ndërkohë kryeministri Rama ka dekalaruar se në Maj të këtij viti do të përfundojë plotësisht gjithë rruga.

Pavarësisht hapjes së njërit segment të këtij aksi rrugor, punimet vazhdojnë ende dhe pjesa në Ibë vazhdon të mbetet problematike për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Rruga prej 27 kilometrash ka të hapur plotësisht segmentin nga rrethrotullimi i TEG-ut deri në Ibë në të dyja karrexhatat. Pastaj nga Iba deri tek tuneli i Kërrabës qarkullimi reduktohet me një korsi për sens lëvizje pasi kahu i djathtë i autostradës në tre kilometra gjatësi ku ka dhe shembje të dherave, është i papërfunduar.

Saga e ndërtimit të kësaj rruge nisi pas nënshkrimit të kontratës në vitin 2011 të qeverisë shqiptare me dy banka islamike për të ndërtuar një autostradë me katër korsi nga Tirana në Elbasan me gjatësi të përgjithshme mbi 31 kilometra.

Edhe pse rruga që arrinte vlerën 33 miliardë lekë, ishte e papërfunduar, pak ditë para zgjedhjeve të 2013-s ish-kryeministri Berisha preu shiritin e tuneli të Krrabës.

Pas rrotacionit politik të zgjedhjeve të Qershorit të vitit 2013 edhe për shkak të rritjes së kostove punimet u ndërprenë, ndërkohë që në vitin 2014 një shembje në afërsi të Ibës krijoi ngërçin e radhës në përfundimin e punimeve.

Në vitin 2016, qeveria mori një tjetër borxh shtesë për të përballuar koston e rrugës dhe sërish ajo nuk përfundoi. Ndërkohë që çdo shtyrje e afatit ka rritur më shumë dhe kostot. Rruga që 8 vjet më parë u tenderua me 300 milionë dollarë sot ka kapur një vlerë rreth 425 milionë dollarë dhe ende nuk ka përfunduar plotësisht.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka deklaruar se në Maj të këtij viti hapet edhe krahu tjetër e kjo vepër përfundon krejtësisht./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono