“Sabat Mater” çel sezonin e TKOB-së

18:45 | 12/09/2018

“Sabat Mater” do të çelë sezonin artistik në skenën e “Arturbinës”. Vepra me e famshme dhe më shpirtërore  e kompozitorit Antonin Dvorzhak vjen premierë absolute për publikun kryeqytetas mbrëmjen e së enjtes. E ftuar speciale është dirigjentja Arlinda Majollari, qe i bashkohet e orkestrës  korit dhe solistëve të TKOB.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit nis mbrëmjen e së ejntes me veprën e Dvorzhak “Sabat  Mater” tek “Arturbina”. Kjo vepër risjell pas 25 vitesh pianisten dhe dirigjenten Arlinda Majollari e cila e zhvillon jetën artistike në Paris. Ajo e veçon këtë vepër për shpresën edhe pse veprën kompozitori e ka shkruar kur kishte humbur tre fëmijët.

Drejtorja e Teatrit të Operas, Zana Çela premton një sezon të larmishëm dhe të ngjeshur, një vend të veçantë zë baleti me dy premiera. Çela, e cila ka vizituar punimet në Teatrin e Operas dhe Baletit këto ditë u shpreh optimiste për mbarimin e rikonstruksionit brenda afatit.

Në premierën e parë “Sabat Mater” janë angazhuar edhe shumë artistë të rinj dhe kjo politikë do të vazhdojë sipas drejtuesve edhe përgjatë sezonit me qëllim evidentimin e emrave të së ardhmes./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono