Sa para fiton tani Flori Gjini?

18:21 | 04/05/2019

Flori Gjini është një nga moderatorët më të mirë në Shqipëri. Ai është bërë pjesë e emisionit “E Diell” në Top Channel ku drejton rubrikën Escape. Përveç kësaj ai ishte pjesë e The Voice, ku raportonte së bashku me fëmijët nga “Voice Room”. Gjithashtu, Flori është i angazhuar edhe në radio.

Të jesh pjesë e kaq shumë projekteve duhet të fitosh shumë edhe shumë para. Flori tregoi gjatë emisionit Thumb se fiton shumë mirë, por shifrën e mbajti sekret.

“Kur mbylla projektin e fundit kisha 5 gjëra paralel. Ishte një moment ku po mendoja “ore po lodhesh, po lodhesh shumë”! Por pastaj i rikthehesh sepse janë gjëra që unë i dua. Edhe lekë më sjellin moj motër se edhe këtë nuk e mohoj dot. Fitoj ca. S’e them dot shifrën, por shkon mirë, shkon shumë mirë”, tha ai.

Moderatori tregoi se ka filluar të merret me radio shumë herët, që kur ishte fëmijë dhe që atëherë nuk është ndarë më nga radioja.

“Me radion kam filluar që i vogël. Mbaj mend që në moshën 8 ose 9 vjeçare bëhej në TVSH një emision me fëmijë dhe më përzgjodhën. Pas atij emisioni ka qenë një tjetër emision me fëmijë që lexonin përralla. Kështu filloi dhe nuk u ndava asnjëherë nga radioja”, rrëfeu Flori Gjini.  /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono