Voda bën bilancin: Kemi inspektuar mbi 8000 objekte, ja sa do shemben

19:18 | 03/12/201919:180

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka bërë një përmbledhje të bilancit paraprak të punës së realizuar nga ana e policisë dhe forcave speciale të dërguara në terren për tërmetin. Në një deklaratë për mediat Voda ka treguar se janë inspektuar mbi 8000 ndërtesa . Ajo theksoi se ka vazhduar puna në disa bashki si Tirana, Durrësi, Kamza, Fushë-Kruja, Shijak dhe ende po punohet për verifikimin e të gjithë banesave të dëmtuara.

“Ne kemi punuar në disa bashki si Tirana, Durrësi, Kamza, Fushë-Kruja, Shijak etj. Në Bashkinë e Shijakut deri në orët e pasdites janë kryer mbi 8000 banesave dhe janë verifikuar 50 pallate, ku 30 rezultojnë të dëmtuara rëndë. Ne jemi në dispozicion të të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë. Janë bërë 199 telefonata gjithsej në operatorët tanë, shumica nga Durrësi. Qytetarët të drejtohen pranë portalit “Shqipëria që duam.al”, tha Voda.

Deklarata:

Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës deri në orën 18:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë, sipas informacioneve që përditësohen me saktësi nga Qendra Kombëtare Operacionale e Mbrojtjes Civile, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për punën e palodhur gjatë gjithë këtyre ditëve.

SHIJAKU

Në Bashkinë e Shijakut deri në orën 17:20 të datës 03/12/2019 janë kryer 820 verifikime të banesave 1 deri në 3 kate, si dhe verifikime të 50 pallateve, ku 30 prej tyre janë të dëmtuara rëndë.

QENDRA E RE DISPEÇER

E risjellim sërish në vëmendje se janë vënë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë:

  • 0694114100
  • 0694114101
  • 0694114040

Gjithashtu, ripërsërisim se për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:

www.shqiperiaqeduam.al

Deri në orën 17:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 199 (Tiranë – 76; Durrës – 101; Lezhë – 21; Elbasan – 1).

Shumica dërrmuese prej 169 thirrjesh ka qenë për verifikm dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, si në vijim:

  • Bashkia Durrës610 Objekte të inspektuara, 237 të pabanueshme, 27 për tu prishur;

 

  • Bashkia Krujë46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

 

  • Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Në rang qarku, 701 objekte të inspektuara

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 18:30, janë prishur 20 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 12 objekte në Durrës.

Grupet e punës në terren:

  • Durrës 22
  • Krujë 6
  • Shijak 6

STREHIMI

FA kanë angazhuar 334 forca dhe rreth 100 mjete për ngritje çadrash e menaxhim kampingjesh, pritje e shpërndarje ndihmash dhe shoqërim të ekipeve të ekspertëve.

SHËRBIMI SHËNDETËSOR

Lidhu me shërbimin shëndetësor për qytetarët e lënduar si pasojë e tërmetit, aktualisht janë 18 pacientë që vijojnë të marrin shërbim në spitalin e Traumës, 3 në spitalin e Durrësit dhe 3 pacientë po marrin një trajtim më të specializuar jashtë vendit. Të gjithë pacientët janë në gjendje të stabilizuar, drejt përmirësimit.

Aktualisht shërbimi është i përqëndruar në qendrat 24-orëshe afër zonave të prekura dhe me ekipet mjekësore në terren në hotele ku janë sistemuar banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit.

6,269 vizita mjekësore për banorët e akomoduar në hotele dhe në QSH 24/7 të ngritura pranë zonave të prekura. 435 të sëmurë kronikë kanë marrë barna.

435 të semurë kronikë të evidentuar në hotele po marrin trajtimin e nevojshëm me barna.

Në pikat e emergjencës vijon vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë dhe të qetë!

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono