“Russiagate”, Trump nuk përjashton faljen për Paul Manafort

13:10 | 29/11/201813:100

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që Paul Manafort të falet. Kreu i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli se nëse demokratët do të nisin hetimet për administratën e tij, atëherë ai do të publikojë dokumente shkatërruese për ta.

Në një intervistë për Nju Jork Post, presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë për të falur Paul Manafort, ish kreun e fushatës së tij elektorale të përfshirë në skandalin Russiagate, dhe se kjo ide mund të vihet në diskutim. Hipoteza, e cila shkaktoi reagimin e ashpër të demokratëve, vjen pasi prokurori special i Russiagate Robert Muller akuzpi Manafort se ka gënjyer duke shkelur marrëveshjen për bashkëpunim.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është i vendosur të përballet me akuzuesit e tij për sa i përket Russiagate. Në dy nga përgjigjet që i ka dërguar prokurorit special të Russiagate, Robert Muller, Donald Trump këmbengul se nuk ishte në dijeni të takimit në Tramp Tauer me emisarët rusë që premtonin material kompromentues për Hilari Klinton, dhe që ish këshilltari i tij elektoral Roger Stone nuk i kishte thënë asgjë për planin e Uikiliks për të shpërndasë e-,ail që dëmtonin rivalen. Lajmi është publikuar nga CNN, që citon burime brenda ekipit të hetuesve.

Në një situatë tjetër presidenti amerikan akuzon kundërshtarët e tij. Në intervistën për Nju Jork Post, ai paralajëmroi se do të publikonte dokumente shkatërruese për demokratët nëse do të nisnin hetimet kundër administratës të tij, kur të marrin kontrollin e dhomës së deputetëve në janar. “Nëse duan të luajnë fort, do ta bëj dhe unë. Do të shohin se sa shkatërruese janë ato faqe,” përfundoi presidenti amerikan Tramp duke iu referuar dokumentave që u bënë shkak për nisjen e hetimeve për Russiagate./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono