Russiagate, presidenti Trump ka frikë nga deklarata e tij

14:16 | 21/08/201814:160

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se frikësohet nga ndonjë dëshmi të mundshme që mund të japë për prokurorin special që heton për Russiagate. Sipas tij, deklarata mund të përdoret për të ngritur akuza false.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është i shqetësuar se mund të përballet me akuza të rremë, nëse ai jep deklarata nën betim për hetimin mbi rolin e dyshuar të Rusisë në fitoren e tij zgjedhore. Ai i tha agjensisë së lajmeve Reuters se kishte frikë se çdo mospërputhje midis deklaratës së tij dhe të tjerëve mund të përdoreshin kundër tij. Trump gjithashtu sugjeroi që ai të mund të merrte kontrollin mbi hetimet e drejtuara nga prokurori i posaçëm Robert Mueller, por tha se ka vendosur të qëndronte jashtë saj.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ripërsëriti qëndrimin e tij duke e quajtur hetimin një “gjueti shtrigash”. Gjithashtu edhe Rusia mohon pretendimet për ndërhyrje në zgjedhjet e 2016-s, në të cilat Trump mposhti rivalen demokrate Hilari Klinton. Në intervistën për Rojters, presidenti amerikan shprehu shqetësim për çdo deklaratë që ai mund të jepte për hetuesit, të cilat do të krahasoheshin me ato të të tjerëve që kanë dëshmuar, si ish-kreu i FBI Xhejms Komi.

Trump ripërsëriti fjalët e avokatit të tij dhe tha se nëse dëshmon mund të futet në kurthin e drejtësisë. “Nëse unë them diçka dhe Komi thotë diçka, atëherë është fjala ime kundër tij, dhe ai është shumë i afërt me Mueller. Dhe kështu Mueller mund të thotë: Unë i besoj Komit”, tha presidenti amerikan duke parashikuar se në këtë situatë ai do të quhej gënjeshtar.

Ndërkohë, prokurori i posaçëm Mueller po heton për çështjen Russiagate, më saktësisht bashkëpunimin e ekipit të fushatës së Trump me Moskën dhe ndërhyrjen e dyshuar të kremlinit në zgjedhje. Deri më tani në hetime janë përfshirë 32 persona, përfshirë 4 anëtarë të ekipit të presidentit amerikan./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono