“Russiagate”, a është Trump tërësisht i pastër?

20:54 | 25/03/2019

Por, figura e presidentit Donald Trump vazhdon të shihet me dyshim, pavarësisht përfundimeve të këtij raporti. Demokratët në Kongresin amerikan kanë kërkuar akses të plotë në raport dhe kanë paralajmëruar se do të vijojnë hetimet e tyre ndaj kreut të shtetit.

Hetuesi i posaçëm Robert Myler nuk identifikoi ndonjë shtetas amerikan, anëtar të fushatës së Trump, që të ketë komplotuar në bashkëpunim me Rusinë në dëm të Shteteve të Bashkuara. Por në aspektin tjetër, nëse Trump kishte penguar drejtësinë, raporti i ish-shefit të FBI-së nuk e shfajëson presidentin. Kjo ka nxitur opozitën që të kërkojë akses të plotë në raportin e Myler, i cili iu prezantua Kongresit nga prokurori i përgjithshëm Uilliam Berr, i emëruar nga Trump.

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Nensi Pelozi dhe lideri i demokratëve në Senat, Çak Shumer thanë në një konferencë të përbashkët për shtyp se deklarata e Trump, se ai ishte shfajësuar plotësisht, nuk ka besueshmëri. Edhe kryetari i komisionit për çështjet e gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve, Xherri Nedller ka deklaruar se do t’i kërkojë kryeprokurorit Berr që të dëshmojë në lidhje me “mospërputhjet shqetësuese” dhe vendimin e tij për të zgjedhur atë pjesë të raportit që u publikua në Kongres.

Ndërkohë, mbi figurën e Trump po kryhen një seri hetimesh të tjera, mes të cilave ajo nga prokuroria e Nju Jorkut për shkelje të ligjeve elektorale dhe për shkelje me anë të bizneseve të tij. Paralelisht, edhe Kongresi po vijon paralelisht hetimet e tij, sidomos në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono