Rusi, regjimi dorëzohet para irritimit publik

19:34 | 11/06/201919:340

Shteti rus është dorëzuar përpara indinjimit publik që shkaktoi arrestimi i një gazetari, që denonconte korrupsionin, duke vendosur lirimin e tij. Reporteri Ivan Golunov ishte arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës, që rezultoi e sajuar.

Autoritetet në Rusi kanë rrëzuar akuzat për trafik droge të ngritura ndaj një gazetari, pas protestave popullore të mbajtura në vend. Si rralllë herë në Rusi, edhe punonjësit e gazetave vendase u mblodhën në mbështetje të Ivan Golunov, duke kërkuar lirimin e tij. Ministri i Brendshëm rus, Vladimir Kolokoltsev pranoi ditën e martë se akuzat ndaj reporterit Golunov nuk ishin provuar dhe konfirmoi lirimin e tij. “Vendimi për rrëzimin e akuzave erdhi pas analizave shkencore, biologjike dhe gjenetike”, saktësoi ministri.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim të brendshëm për dy oficerët që kryen arrestimin, të cilët janë pezulluar nga detyra. Golunov, 36 vjeç, është një gazetar i pavarur që kohët e fundit ka punuar për portalin e lajmeve “Meduza”, me bazë në Letoni. Javën e kaluar ai ishte nisur për të takuar një gazetar tjetër kur u ndalua dhe u arrestua nga oficerët e policisë. Këta të fundit thanë se e kishin gjetur drogën në çantën e tij dhe se sasi më të mëdha kishin gjetur më pas në banesë. Por avokatët e Golunov dhe aktivistët për lirinë e shtypit deklaruan se droga ishte vendosur nga agjentët, për ta detyruar atë të heshtte në lidhje me shkrimet investigative që denonconin korrupsionin në nivelet e larta./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono