Rusi, Navalny lirohet nga burgu dhe menjëherë arrestohet

11:00 | 24/09/2018

Lideri i opozitës në Rusi është arrestuar nga policia menjëherë pasi ishte liruar nga burgu. Aleksej Navalni ishte dënuar me 30 ditë burg për shkak të organizimit të manifestimeve të paautorizuara. Opozita ruse thotë se edhe arrestimi i fundit u bë për të njëjtën akuzë.

Kreu i opozitës ruse, blogerI Aleksej Navalny, u arrestua në Moskë, menjëherë pasi doli nga burgu. Aktivisti sapo kishte përfunduar 30 ditë burgim administrativ, dënim të cilin e mori pasi ai u shpall fajtor për shkelje të ligjit për tubimet masive, organizimin e demonstratave anti-qeveritare, të paautorizuara, më 28 janar, nën moton “greva e votuesve”. Në protestat, të cilat u zhvilluan në të gjithë Rusinë, qytetarët u ftuan të bojkotonin zgjedhjet presidenciale të marsit, të cilat pastaj panë riemërimin e Vladimir Putin në drejtim të vendit. Arrestimi i ri, është motivuar pak a shumë me të njëjtat akuza si ai i mëparshëm.

Krahu i djathtë i liderit opozitar, njoftoi se Navalni është dërguar në komisariatin e policisë, menjëherë sapo doli nga burgu dhe akuzohet për “shkelje në organizimin e manifestimeve, që kanë shkaktuar dëme për shëndetin njerzor dhe pronën publike”. Për ekiupin e Navalnit bëhet fjalë për një sulm të drejtëpërdrejtë ndaj opozitës, dhe akuzën në fjalë e cilësojnë fabrikim penal.

Ndërkohë, 42-vjeçari Aleksej Navalni është burgosur disa herë për zhvillimin e protestave të paautorizuara. Së fundi ai organizoi manifestime kundër reformës së pensioneve, e propozuar nga qeveria e Putin. Reforma konsistonte në rritjen e moshës së daljes në pension dhe shkaktoi një rënie të madhe të popullaritetit të presidentit, i cili prej 18 vitesh drejton Rusinë.





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono