Rushi: Edicioni i 8 i Festivalit të jazzit, larmi stilesh dhe shtrirje të gjerë gjeografike

19:40 | 07/10/201919:400

Tirana  miëpret  10 grupe muzikore nga e gjithe bota në edicionin e 8 të festivalit nderkombëtar të  xhazit. Drejtori artistik Gent Rushi në një intervistë për ABC News thotë se artistë të famshëm do të luajnë muzikë shqiptare.

Për vitin e 8 radhazi Tirana është  kthyer në stacionin e muzikës xhaz. Risi e këtij viti sipas drejtorit artistik Gent Rushi është  shtrirja gjeografike dhe larmia e stileve.

Një vend të vecvantë në këtë festival zë edhe Shqipëria  me “Albania Jazz Society”.  Ku nuk do të mungojnë edhe krijimet e reja shqiptare të cilat do të interpretohen edhe nga artistët e huaj.

Një vend i veçantë kësaj here i është dedikuar edhe muzikantëve të rinj të kësaj muzike.

Rushi zbulon edhe disa detaje të  albumit të parë të  grupit “Albania jazz society”.  Ai është i bindur se Shqipëria ka tibër origjinal  në këtë rrymë muzikore.

Për të gjithë ithtarët e kësaj muzike do të mbahen 5 koncerte duke filluar nga mbrëmja e së  martës në sallën e liceut artistik dhe në sallën black box të Akademisë së arteve. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono