Rumani, Prokurorja e Njësisë kundër korrupsionit mbetet në detyrë

18:20 | 16/04/2018

Qeveria rumune nuk ia ka dalë të shkarkojë  kryeprokuroren e drejtorisë së anti-korrupsionit. Apeli drejtuar presidentit, me argumentin se hetuesja kishte tejkaluar kompetencat është hedhur poshtë.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis hodhi poshtë të hënën kërkesën e ministrit të Drejtësisë për të shkarkuar prokuroren e njësisë anti-korrupsion, Laura Codruta Kovesi. Në reagimin e tij, kreu i shtetit deklaroi se argumentet e cituara nga ministri për shkarkimin e hetueses nuk ishin bindëse. Ministri i Drejtësisë, Tudorel Toader kërkoi largimin nga detyra të Kovesit ditën e premte, duke e akuzuar se kishte tejkaluar kompetencat e saj dhe se kishte dëmtuar imazhin e vendit. Por presidenti, pas shqyrtimit që këshilltarët e tij i bënë kërkesës së qeverisë, nuk ra dakord me këtë sugjerim. “Argumentet për shkarkimin e saj nuk më bindën”, tha Iohannis. Laura Codruta Kovesi njihet si prokurorja që i ka vënë shkopin ndër rrota aferave korruptive të politikës rumune. Në vitin 2006, kur ishte 33 vjeç ajo u emërua prokurore e përgjithshme duke u bërë gruaja e parë që caktohej në këtë post.

Por do të ishte 7 vjet më vonë koha kur ajo do të linte gjurmët e saj në historinë e drejtësisë rumune, kur mori drejtimin e Drejtorisë Kombëtare Antikorrupsion, një institucion i krijuar posaçërisht për të luftuar abuzimet në nivelet e larta.

Që atëherë ajo ka drejtuar çështje korrupsioni që kanë përfshirë figurat kyçe të politikës rumune, nga të gjitha partitë. Mes tyre spikasin ish-ministrja Elena Udrea, kryetari i Bashkisë së Bukureshtit Sorin Oprescu, vëllai i ish-presidentit Traian Basescu, që u arrestua teksa kreu i shtetit ishte ende në detyrë, si dhe padia ndaj kryeministrit të atëhershëm, Viktor Ponta. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono