Rudina nga Kuvendi, flet me nota dramatike për teatër të shëmtuar

14:40 | 16/05/2019

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, sot kryetarja e grupit parlamentar demokratik Rudina Hajdari, nga foltorja e parlamentit akuzoi kryeministrin për propagandë të gënjeshtërt, ndërsa kreun e opozitës për premtime boshe.

Deklaratën e nisi me tezën e Kryeministrit, për ta vijuar me atë të ish-Kryeministrit, që në fund të godiste atë që e vuri në listat e deputetëve të partisë Demokratike dy vjet më parë.

“Ndërkohë që turistët e huaj në Shqipëri anulojnë prenotimet, në Berlin u regjistruan dy turistë shqiptarë. Njëri ishte gjenerali hije i ushtimë së mpinë dhe i dyti këshilltari i tij i përgjithshëm. Ndërkohë që porpaganda e gjeneralit hije të ushtrosh së mpirë i mbush mendjen njerëzisë se ka hapur 3000 vende pune, por Shqipëria ka carë ferrën bashkë me serverin e lotarisë amerikane.  Ndërkohë që që gjenerali hije me ushtri të mpirë dhe me gastorin e tij kimk luajnë luftërash dhe njerëzisë i ithtohet shpirti dhe i përloten sytë. Nga krahu tjetër kryetari në tentative i legjionit të shpërbërë u premton mjekëve se do t’i lajë me florinj. Mjekët dhe e gjithë njerëzia çuditen. Ndërkohë që kryetari në tentative i legjionit të shpërbërë u premton studentëve të çlirojë universitetet duke luftuar drogën e ologarkinë, studentët dhe njerëzia çuditen”. 

Politikën shqiptare e quan teatër të shëmtuar, e më të njëjtin interpretim dramatik, veten të jashtëzakonshme.

“Ndërkohë që në tiranë teatër i shëmtuar  i marrëveshxhinjve të pashoq të njerëzve që po shohin dashurinë në kohën e kolerës.  Të nderuar dhe fort të respektuar që jo vetëm më dëgjoni por më ndjeni, do dal nga rregulli do flas me shpirt për ata që kanë veshë të më dëgjojnë e sy të më shikojnë… në kohë të jashtë zakonshme është e udhës të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme”.

Sipas kryetares së grupimit “demokratik” në parlament, marrëveshja mes palëve është arritur, por jo në të mirë të qytetarëve shqiptarë./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono