Rudi Vata: Shqipëria as që u interesua, treguan zero respekt! Nuk ndikoj te Rocco

12:35 | 19/11/201912:350

Rudi Vata, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, ka vendosur të flasë për djalin e tij, Rocco, i cili është ftuar nga Irlanda U15. Për “Scottish Sun” ai thekson se nga ana e Shqipërisë nuk ka pasur interes dhe më këtë sjellje, djali i tij nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë.

“Askush nuk FSHF nuk më ka kontaktuar për Rocco. E di që e ka parë edhe Skocia, por Federata Irlandeze e Futbollit na kontaktoi e para.  Gjyshja e tij është gruaja irlandeze më e lumtur në Skoci. Njerëzit në Shqipëri e kanë mësuar përmes rrjeteve sociale që Rocco është ftuar nga Irlanda”, shprehet fillimisht Vata.

Më tej ai shton: “Nëse te Shqipëria do të ishin mjaftueshëm profesionistë, të  kishin shfaqur interes dhe të bënin detyrat e shtëpisë në mënyrën e duhur, do e kishin mësuar se Rocco po luan me Celtic dhe do të më kishin kontaktuar mua. Ata nuk kanë shfaqur asnjë lloj respekti, dëshirë apo profesionalizëm, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, Rocco nuk do të luajë kurrë për Shqipërinë”.

Gjithsesi dyert nuk janë mbyllur përfundimisht: “Nuk mund të diktoj vendimin e tij. Çdo gjë mund të ndodhë në të ardhmen, por Irlanda e ka ndjekur dhe ka shfaqur interes dhe respekt. Rocco është i lumtur që është ftuar nga Irlanda dhe shpresoj të paraqitet mirë dhe të ketë një eksperiencë të bukur. Ai e ka potencialin për të qenë një lojtar special”. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono