Ruçi takim me Ambasadorin e ri të Zvicrës Adrian Maître

12:09 | 08/11/2018

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadorin e ri të Zvicrës në Shqipëri, z.Adrian Maître, Në takimin e parë me Ambasadorin e ri zviceran Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vlerësoi lart marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mbështetjen që Zvicra i jep Shqipërisë. “Ky vit shënon 25 vjetorin e hapjes së ambasadës zvicerane në Tiranë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Zvicrës janë të shkëlqyera. Zvicra është një partner besnik i Shqipërisë që nga viti 1992. Këto marrëdhënie mbështeten në miqësinë, respektin reciprok dhe bujarinë e dy popujve tanë.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Z. Ruçi vlerësoi si mbështetjen e Zvicrës për zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ashtu edhe mbështetjen e ofruar për komunitetin shqiptar në Zvicër për tu integruar në vendin pritës si edhe për të ruajtur gjuhën dhe kulturën kombëtare. Kryetari i Kuvendit vuri në dukje rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon si edhe mbështetjen e Zvicrës për progresin, paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi Strategjinë Zvicerane të Zhvillimit për Shqipërinë për periudhën 2014-2017 dhe 2018-2022 dhe e konsideroi atë një “modus operandi” të bashkëpunimit zviceran, duke vënë në dukje fleksibilitetin kësaj strategjie për plotësimin e nevojave strategjike të zhvillimit të Shqipërisë. Ndërkohë, bashkëpunimi ekonomik mund dhe duhet të fuqizohet, për të pasqyruar më mirë potencialin e vendeve tona.

“Pritja nga Kryetari i Kuvendit është një nder për mua; institucioni i parlamentit është shumë i rëndësishëm për një vend demokratik. Ja pse ne po forcojmë bashkëpunimin me parlamentin shqiptar përmes një projekti që nis së shpejti bashkë me OSBE- dhe Institutin Demokratik Kombëtar të Shteteteve të Bashkuara”, nënvizoi Ambasadori zviceran Adrian Maître.

Gjatë takimit u disktua edhe mbështetja më e fundit zvicerane për parlamentin shqiptar, projekti PACEP, i cili pritet të fillojë së shpejti punën për fuqizimin në katër vitet e ardhshme të funksioneve të Kuvendit. Mbështetja zvicerane do të jepet për përmirësimin e punës përfaqësuese, ligjvënëse dhe mbikëqyrëse të parlamentit.

Projekti i ri PACEP është pjesë e Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran 2018-2021 dhe është hera e parë që mbështetja zvicerane shtrihet edhe për organin legjislativ më të lartë në vend. Financimi vjen nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono