Ruçi në samitin e kryeparlamentarëve në Varshavë: Përfshini edhe Kosovën

20:15 | 12/07/2018

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndodhet në Varshavë, Poloni, në Samitin e Kryeparlamentarëve të Europës Qëndrore e Lindore. Gjatë fjalës së tij në aktivitet, Ruçi kërkoi përfshirjen e Kosovës në mbledhjen e ardhshme të këtij Samiti. “Serbia dhe Kosova kanë nisur vitet e fundit dialogun për zgjidhjen e problemeve midis tyre, dialog te cilin Shqipëria e mbështet fuqimisht”, u shpreh Ruçi. Më tej kryeparlamentari shqiptar i bëri thirrje Samitit për krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës, duke mundësuar pjesëmarrjen në këto nisma rajonale edhe të  Kosovës. Ruçi falenderoi parlamentet e vendeve pjesëmarrëse për mbështetjen që u dhanë qeverie të tyre për qëndrim pro hapjes së negociatae me Shqipërinë dhe theksoi se bashkëpunimet rajonale duhet të kenë si yll polar Bashkimin Evropian, si një bashkim vlerash, aspiratash, vizionesh dhe qytetarësh evropianë.

Në Samitin që zhvillohet në 12 dhe 13 korril kreu i Kuvendit shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla. /abcnews.al

 





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono