Ruçi mesazh Hollandës: Korrupsionin e drogën i gjetëm mes evropianëve

14:02 | 09/05/201814:020

Fenomenet si droga dhe korrupsioni nuk i sollën shqiptarët, por i gjetën mes evropianëve. Kështu ka deklaruar kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi në Ditën  e Evropës, duke i dhënë mesazhin shtetit të Hollandës, që Shqipërinë ta vlerësojë për përpjekjet në luftën ndaj këtyre fenomeve e jo për njollën e zezë të kanabisit.

Hollandezët skeptikë nuk duhet ta cënojnë Shqipërinë për kanabisin, pasi është vetë Hollanda tregu kryesori i bimës së ndaluar për shqiptarët. Këtë mesazh u dha Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në Ditën e Evropës, një prej shteteve që vënë në pikëpyetje hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Që të mos ekzistojnë dyshime për vendet e Bashkimit Evropian, politika shqiptare duhet të jetë e bashkuar, tha kreu i Kuvendit.

“Përvoja e suksesshsme e zgjerimit të BE drejt vendeve të Europës Lindore dhe qendrore na mëson se objektivi i aderimit në BE mund të arrihet vetëm kur ka konsensus afatgjatë dhe të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës”.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryeparlamentari ka komentuar për herë të parë dorëzimin e mandatit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Parlamenti shqiptar në asnjë rast nuk ka pasur të tillë, asnjë s’e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet t’ja kemi mirëpritur dhe është i vlerësuar”.

Politika ska moral ka thënë Winston Curcill. Dhe duke iu referuar kësaj shprehje të kryeministrit britanik, kreu i kuvendit shqiptar ngre lart veprimin e ish-deputetit socialist.

“Ndaj brenda politikës ka moral. Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit. Rasti në fjalë është për t’u përshëndetur, për t’u mirëpritur. Sa i takon akuzës, ajo ngelet ta hetojnë Prokuroria dhe ish-deputeti përpara organeve të drejtësisë”.

Edhe pse ia lë në dorë drejtësisë të thotë fjalën e fundit, nuk i kursen kritikat ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ruçi u rreshtua në krah të Presidentit Ilir Meta dhe ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj që e akuzuan Këshillin e Lartë të Drejtësisë se u vu në mbrojtje të gjyqtarëve të korruptuar./abcnews.al

 

 

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono