Ruçi dhe Balla, vizitë zyrtare në Japoni: Bashkëpunimi me Shqipërinë, prioritet i Japonisë

12:40 | 31/10/201912:400

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në datat 30-31 Tetor zhvilluan një vizitë zyrtare në Japoni.

Gjatëtakimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, z. Tadamori Ōshima,u konstatua se marrëdhëniet midis dy vendeve janë aktualisht shumë të mira. Ka një interes të shtuar për forcimin e marrëdhënieve politike dhe intensifikimin e shkëmbimit të vizitave të niveleve të larta.

Japonia është një partner dhe donator i rëndësishëm për Shqipërinë, me rreth 380 milionë dollarë investime, nëformë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj.

Mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje dhe janë në proces disa të tjera. Bashkëpunimi parlamentar përbën një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe shërben si nxitje edhe për bashkëpunimin në aspekte të tjera.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se “Japonia dhe Tokio përfaqësojnë një mrekulli njerëzore dhe admirohen nga të gjithë shqiptarët. Ne duhet të punojmë për  nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri, bujqësi, peshkim, transportin hekurudhor dhe ajror, parqet industriale, sektorin e energjisë, naftës, minierave, shëndetësisë, industrinë e fasonit etj. Rritjes së bashkëpunimit midis të dy vendeve do t’í shërbente edhe liberalizimi i vizave, i cili nëpërmjet qarkullimit të lirë të njerëzve, do të lehtësojë edhe qarkullimin e mallrave, shkëmbimet tregtare dhe turizmin.”

Kryetari i Parlamentit të Japonisë, z. Tadamori Ōshima, nënvizoi se bashkëpunimin me Shqipërinë do ta konsiderojë një prioritet të agjendës së tij parlamentare, duke iu përgjigjur pozitivsht ftesës së Kryetarit të Kuvendit për të vizituar Shqipërinë. “Japonia e konsideron Shqipërinë një vend mik dhe partner, një faktor kyç për zhvillimin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Unë do të nxis qeverinë dhe investitorët japonezë  për më shumë bashkëpunim, shkëmbime e investime me Shqipërinë, e cila ka potenciale të larta zhvillimi,  si edhe do të mbështes kërkesën Tuaj për liberalizimin e vizave.”

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i kërkoi homologut Oshima më shumë mbështetje të Japonisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në UNESCO dhe INTERPOL. Kryeparlamentari Oshima premtoi se, duke njohur ndjenjat shumë të thella të Shqipërisë për Kosovën, do të nxisë qeverinë që të rrisë mbështetjen për pranimin  e Kosovës në organizmat ndërkombëtare.  Në prill të vitit 2020 Japonia do të hapë ambasadën e saj në Prishtinë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla  u takuan gjithashtu me anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtuesit e grupit parlamentar të miqësisë me Shqipërinë dhe anëtarë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve, me të cilët  biseduan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, nxitjen e investimeve,  ecurinë e projekteve japoneze në Shqipëri dhe rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis të dy vendeve./acbnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono