Rruga e prishur nga Durrësi në Shijak, banorët në protestë

15:52 | 12/02/2019

Infrastruktura e rënduar e rrugës që lidh qytetin e Durrësit me Shijakun ka nxjerrë sërish në protestë banorët e njësisë Administrative Xhafzotaj dhe Rrashbull. Në shenjë revolte protestuesit bllokuan për disa minuta rrugën dhe penguan lëvizjen e automjeve. Banorët kërkuar të ndërhyhet për rehabilitimin e kësaj rruge, e cila është kthyer në makthin për drejtuesit e automjeteve. Ky segment thonë banorët eshtë thuajse i pakalueshëm për shkak të gropave të shumta të hapur në të gjithë gjatësinë e tij. Rruga Shijak-Durrës, e gjatë 8 kilometra përshkohet në të dyja korsitë e saj nga banesa dhe biznese, duke u konsideruar ndër segmentet me përqëndrimin më të madh të zhvillimit ekonomik./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono