Rruga e Kombit plotësohet me elementet e sigurisë

13:47 | 27/08/201913:470

Për pak ditë pritet të përfundojë puna për vendosjen e të gjithë sinjalistikës rrugore në segmentin Kukës-Morinë. Ndërhyrja është bërë në kryqëzime dhe hyrje-daljet e autostradës, e cila zgjidh problemet e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve që qarkullojnë në këtë zonë.

Problemet që ekzistonin në segmentin Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit janë futur në rrugën e zgjidhjes. Kryqëzimet dhe hyrje-daljet në autostradë po marrin dorën e fundit të punimeve.

Është shtrirë gjithë infrastruktura nëntokësore e ndriçimit dhe po montohen shtyllat. Një tjetër element është sinjalistika.

Në hyrje-daljet e zonave të banuara kjo do të bëhet përmes tabelave elektronike që janë montuar në këto zona dhe që pritet të vihen në funksion brenda një kohe të shkurtër.

Pas pak ditësh përfundon plotësisht dhe dublimi në shtatë urat që do të shmang trafikun, i cili krijohej sidomos gjatë sezonit veror në këtë segment rruge./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono