Rritet ndërgjegjësimi, dyfishohen mamografitë te Poliklinika Qendrore

20:19 | 15/10/201920:190

Interesimi i grave për të kryer kontrollin e kancerit të gjirit ka sjellë rritje të numrit të mamografive. Poliklinika Qendrore në Tiranë eshtë një nga pikat më të frekuentuara, ku vetëm gjatë 3 ditëve të fundit janë kryer 32 mamografi.

Në të gjithë vendin, që në javën e parë të Tetorit janë kryer 1200 mamografi, aq sa është mesatrja mujore gjatë vitit.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për gjatë muajit Tetor ka vendosur turne pasdite dhe në fundjave, duke i dhënë mundësinë më shumë grave të kryejnë kontrollin falas për kancerin e gjirit.

Në të gjithë njësitë ku ofrohet shërbimi i mamografisë gratë mund ta kryejnë mamografinë edhe në oraret e pasdites, deri në orën 18:00, dhe të shtunën deri në orën 14:00.

Përveç 12 mamografëve në spitale, shërbimi ofrohet falas përmes mamografëve të lëvizshëm edhe në zonat e thella./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono