Shifra të frikshme/ 1383 viktima nga koronavirusi, shënohet rasti i parë edhe në Afrikë

20:50 | 14/02/202020:500

Koronavirusi po zgjeron hartën e përhapjes së tij, duke shënuar rastin e parë edhe në Afrikë. Deri tani janë raportuar raste personash të prekur nga 28 vende të botës. Ndërsa në Kinë infektimit nuk po i shpëtojnë as mjekët.

Dy muaj pas shfaqjes së rastit të parë të koronavirusit në Kine, numri i viktimave në total ka arritur në 1383, ndërsa 64 mijë persona rezultojnë të infektuar. Në Kinë, infektimit nuk po i shpëton as personeli shëndetësor, që përballet me të sëmurët. Në rradhët e bluzave të bardha në Kinë aktualisht numërohen 6 të vdekur dhe mbi 1700 të prekur nga koronavirusi.

Autoritetet në Kinë kërkuan një ditë më parë mbështetje dhe koordinim global në përballimin e kësaj situatë. Që pas shpërthimit të virusit në dhjetor në provincen Hubei të Kines, deri tani raste personash të prekur janë regjistruar në 28 vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se të gjitha vendet janë më të afta dhe më të pergatitura për të trajtuar paciente më këtë virus, krahasuar me një javë më parë.

Por nderkaq Egjipti ka raportuar rastin e parë të infektimit me CoronaVirus brenda territorit të vendit. Dhe ky është edhe rasti i parë i regjistruar në të gjithë kontinentin Afrikan. Sipas njoftimit të Ministrit Egjiptian të Shëndetësisë bëhet fjalë për një pacient të huaj. Ndërkohë, në Japoni kanë nisur zbarkimet e para nga anija Diamond Princess, e ka cila ka qendruar në pritje në bregun e Yokohamës. 219 nga pasagjerët e saj rezultuan të prekur nga virusi vdekjeprures. Ndërsa ata që rezultuan negativ në testin per koronavirus, po lihen të lirë duke filluar nga të moshuarit.

Edhe në Kamboxhia kanë nisur zbarkimet nga anija Westerdam. Ndërkaq në Rusi, 4 pacientë që ndodheshin në karantinë në një spital të Shen Peterburgut janë larguar pa leje. Por dy prej tyre janë rikthyer per analizat perfundimtare. Në SHBA do t’i nenshtrohen testit per Koronavirus të gjithe pacientet që paraqesin simptoma gripi. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono