Rriten sulmet e hakerave në 2019, qytetarët denoncojnë: Pre e thirrjeve telefonike

16:04 | 14/01/202016:040

Shumë persona në Tiranë kanë rënë pre e sulmeve kibernetike nga telefonit i tyre celular gjatë 2019.

Ky shqetësim konfirmohet edhe në Policinë e Shtetit, ku rastet e denoncimeve kanë ardhur në rritje nga viti në vit.

“ABC News” ka mësuar se si kryhet hakerimi i të dhënave personale dhe parave që disponohen nga poseduesi i telefonit.

Eskpertët e kibernetikës pohojnë se,  fillimisht në celularin tuaj shfaqet një numër i panjohur por i rregullt dhe prefiksi është i vendeve të Bashkimit Europian, si Greqi, Francë Gjermani apo Itali. Hakerat nëpërmjet një pajisje të quajtur Ruter, arrijnë të marrin të dhënat e telefonit tuaj në kohën që ju përgjigjeni. Telefonata është e shkurtër, por në disa raste mund të interpretohet se nuk e keni dëgjuar, ndaj qytetari i kthen telefonatën. Sa më e gjatë telefonata aq më i lartë fitimi për kompaninë mashtruese pasi është kjo është kohë për të vjedhur të dhënat nga aparati juaj celular.

Ekspertët këshillojnë që në telefonat Smart të mos shkarkojnë aplikacione me të dhënat e bankave të nivelit të dytë që kanë akses në blerjet online. Ky është edhe objektivi i hakerave. Ata marrin të dhënat kartave të kreditit e më pas i transferojnë në Pakistan ose Nigeri ku është e vështirë identifikimi i autorëve dhe gjurmimi i parave. Në vitin e shkuar në polici u referuan raste të sulmeve kibernetike me një dëm prej 200 mije eurosh ndaj qytetarëve dhe biznesmenëve. Nga gjurmimi rezultoi se sulmi ishte kryer nga vende të tilla si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia por edhe nga shtete të tjera të Europës Lindore./abcnews.aL

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono