Rriten qiratë pas tërmetit, banorët e strehuar në hotele: Nuk e dimë ende sa është bonusi

13:37 | 17/01/202013:370

Për shumë familje të Thumanës hoteli është e vetmja strehë, pasi mundësia për të gjetur një shtëpi me qira është e vështirë.

Janë me dhjetëra të tilla, të cilat mbetën pa shtëpi pas tërmetit shkatarimtar të 26 nëntorit.  Ata janë të vetdijshëm që koha për të qëndruar në hotel reduktohet dita ditës, pasi edhe kontrata që ka nënshkruar bashkia nuk është pa limit. Problemi sipas tyre janë qiratë e shtëpive  të cilat janë rritur shumë pas tërmetit.

“Nuk gjendet shtëpia se s’ka apo janë të shtrenjta? Çmimet janë shumë të shtrenja. Një hyrje e vogël mund të shkojë edhe 220 mijë lëke, ky thotë do t’iu jap 120 mijë. Atëherë ku të shkojmë. Askërkush nuk ka dëshirë më ndenj këtu. Kam gjithë jetën time aty, kam jetu 50 vjet. Kam pas dy hyrje. I kam pas rregullu të gjithë”, shprehet një banor.

“Jo koha është e mjaftueshme, nga nuk kam shtitur, çmimet në stratosferë, edhe ato shtëpia që kanë më i lëshu me qira, i ka zënë termeti, për ashtu shtëpie kam timen une që më kanë nxjerrë jashtë”.

Ky zotëri tregon se doli nga shtëpia vetëm me rrobat e trupi dhe mundësia për të gjetur një shtëpi për familjen e tij është e vështirë.

“Nese une do të shkoj ti këkroj minibashkisë një bonus ajo thotë nuk e di. Pse mos të shpjegohesht, nese është vënë një vlerë, të shpjegohet. Jo në të bardhe të shpjegohet. Pse të hap numër llogarie. Do të rri këtu deri sa të më nxjerrin jashtë”.

Kjo zonjë tregon se e ka gjetur një shtëpi në Thumanë, por s’ka asnjë kusht brenda, ndërsa akuzon kryetarin e bashkisë që nuk e di sa është bonusi  i qirasë.

Thumana ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti 26 nëntorit të 2019, ku humbën jetën 24 persona të cilët mbetën në rrënojat e pallateve./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono