Rrëzimi i “Mh17”, 4 të akuzuar për sulmin ndaj avionit me pasagjerë

22:45 | 19/06/2019

Shteti holandez ka ngritur akuzë ndaj 4 personave, 3 shtetas rusë dhe një ukrainas, në lidhje me rrëzimin e një avioni 5 vite më parë në Malajzi, ku humbën jetën mbi 290 pasagjerë.

Prokurorët holandezë kanë ngritur për herë të parë që prej vitit 2014 akuza ndaj personave përgjegjës për rrëzimin e avionit të linjës ajrore malajziane, që po udhëtonte në itinerarin Amstërdam-Kuala Lumpur. Akuzat janë ngritur ndaj 4 të dyshuarve, tre shtetas rusë dhe një ukrainas, të cilët sipas prokurorëve kishin çuar në një zonë në lindje të Ukrainës raketën që u qëllua për rrëzimin e avionit me numër fluturimi “MH17”.

Gjithashtu, ata akuzohen për vdekjen e 298 pasagjerëve, shumica e të cilëve shtetas holandezë dhe anëtarëve të ekuipazhit. Çështja në fjalë do të shkojë në një gjykatë holandeze më 9 mars të vitit të ardhshëm. Për katër të dyshuarit janë shpallur urdhër-arreste ndërkombëtare.

Grupi hetimor i ka identifikuar ata me emrat Igor Girkin, Sergei Dubinski dhe Oleg Pulatov nga Rusia, si dhe Leonid Kharçenko nga Ukraina. Grupi hetimor, që po përpiqet t’i gjykojë ata në bazë të ligjit holandez, bëri me dije gjithashtu se lista e personave të dyshuar është më e gjatë dhe apeloi për më shumë dëshmitarë. Personazhi kyç mes 4 të dyshuarve është Igor Girkin, që sipas prokurorëve holandezë është ish-kolonel i FSB-së ruse, të cilit iu dha dhe titulli i ministrit të Mbrojtjes në qytetin ukrainas të kontrolluar nga rebelët, Donetsk. /ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono