Rreziku tek “Pushimi i shoferit” në autostradën Lushnje – Fier

14:32 | 11/06/2019

Në autostradën Lushnjë-Fier, rreziku ndaj aksidenteve është rritur ndjeshëm. Kjo për shkak se mbikalimet nuk përdoren nga banorët në dy anët e rrugës.

Për të kaluar kryqëzimin këtë fermer e shoqëroi Policia Rrugore. Lëvizja e mjeteve në hyrje të autostradës Lushnje Fier u ndalua derisa kafsha e ngarkuar me bar kaloi në anën tjetër.

Fermeri:Unë kam ecur 3 km rrugë. E bëj këtë rrugë 4 herë këtë unë nisa nga Savra do shkoj në Karbunarë. Ata vetëm për qytetarët bëjnë rrugë, po fshatarët, po nuk punoi fshati nuk ha qyteti”.

Nga Savra në Karbunar përgjatë 4 km kalojnë çdo ditë mjete bujqësore dhe kafshë. Qarkullimi bëhet në anën e kundërt për shkak të mungesës së rrugës dytësore.

Situata bëhet më problematike në kryqëzimin e vendit të quajtur pushimi i shoferit në Lushnjë.

Zona njihet si një ndër njollat e zeza, përsa i përket rrezikut nga aksidentet. Kalimi i këmbësorëve kryhet mes për mes autostradës. 20 metër nga kryqëzimi është ndërtuar mbikalimi, por që nuk përdoret.

Edhe xhepat e rrugës janë kthyer në venqendrim të autobusëve dhe furgonëve. Këtu pasagjerët qëndrojnë për orë të tëra duke pritur mjetet e transportit.

Kapërcimi i rrugës duke kaluar para makinave dhe lëvizja  në krahun e kundërt e kanë kthyer autostradën Lushnje- Fier në zonën më të rrezikshme.

Duket se as shtimi i patrullave të policisë rrugore dhe as përmirësimi i sinjalistikës nuk do e heqin këtë segment nga lista e zezë e aksidenteve.

Gazetare e ABC News, Lushnje: Anila Sefa

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono