Rrëshqitjet e dheut nga reshjet, bllokohet aksi Kukës-Peshkopi


21:15 | 14/06/2018

Prej disa orësh shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në aksin rrugor Kukës-Peshkopi.

Shkak për këtë janë bërë rrëshqitjet e dheut pas reshjeve intensive në verilindje të vendit.

Reshjet përveç rrëshqitjeve të dherave nga shpatet e rrugës kanë krijuar probleme edhe me asfaltin. Në disa pjesë të segmentit rrugor asfalti ka pësuar çarje.

Sipas banorëve të zonës aty ndodhet një perrua dhe të gjitha inertet që ka grumbulluar përroi kanë dalë në rrugë duke e rënduar akoma më shumë situatën. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono