Rrëfimet e Vuçiç: Me Thaçin flasim serbisht kur tensionohet situata

12:49 | 15/01/2019

Në një intervistë për mediat vendase, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh se në takimet me Hashim Thaçin flasin në gjuhën angleze, por kur situata tensionohet, ata flasin serbisht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, gjatë një interviste për televizionin serb TV Pink, tregoi detaje rreth takimeve në Bruksel me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Vuçiç u shpreh se zakonisht ata komunikojnë në anglisht, por në rastet kur situata tensionohet debatet bëhen në serbisht.

Ndër të tjera, kreu i shtetit serb tha se në një rast kanë qenë shumë pranë përplasjes fizike, por çdo gjë ka përfunduar shpejt. Vuçiç tregoi se kishte qenë Hajredin Kuçi që është përpjekur të godasë Ivica Daçiç, dhe Vuçiç ishte bërë gati të sulmonte Thaçin, por në fund nuk kishte ndodhur asgjë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono