Rrëfehet shqiptari: E vërteta e sherrit me rumunin në lokal

16:01 | 08/05/201916:010

Konflikti fizik mes një shtetasi rumun dhe një shqiptari në Torino, pati jehonë në të gjithë mediat italiane. Autoritet italiane publikuan dhe pamjet filmike ku 39 vjeçari rumun Constantin Capraru, po shkatërronte lokalin e shqiptarit. Mediat italiane pretenduan se rumuni kishte dhunuar fizikisht shqiptarin duke i shkaktuar dëmtime që e detyruan të shkonte në spital.

Por shqiptari i përfshirë në konflikt në një interviste për abcnews.al sqaron të vërtetën e ngjarjes së  29 Prillit duke hedhur poshtë pretendimet e mediave italiane se kishte mbetur i dhunuar nga rumuni. Shqiptari ka shtuar se  gjithçka kishte nisur pas një lidhje intime mes bariste  (rumune) dhe  bashkëkombësit të saj, 39 vjeç Constantin Capraru. Ai shprehet se në momentin që ka ndodhur ngjarja në lokal ishin disa klientë dhe baristja, kjo e fundit e ka njoftuar për shkatërrimin e lokalit që po bënte rumuni.

Abcnews.al: Mediat italiane shkruajnë se ju jeni dhunuar nga rumuni. Si është e vërteta?

Shqiptari: Lajmi në mediat italiane është i gabuar.  Mua nuk më ka prekur njeri me dorë.  E vërteta është se ai rumuni është akoma në spital që prej datës 29 Prill. Unë nuk kam qenë aty kur ka ndodhur ngjarja, por më ka lajmëruar baristja dhe kam shkuar aty menjëherë. Rumuni kishte thyer gjithë xhamat e lokali po unë ati i kam thyer brinjët.

Abcnews.al: Çfarë ndodhi konkretisht natën e 29 Prillit në lokalin tuaj?

Shqiptari: Karabinieri më tha që të deklaroi që më ka qëlluar edhe ai mua që mos kisha problem me shtetin pasi ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kështu tha ti del pa problem se je vetëmbrojtur. Prandaj kanë shkruar kështu mediat italiane. Thjesht për këtë, por e vërteta është se karabinieri e ka gjetur si në fotot që iu kam dërguar. Rumuni ka 2 muaj që ka ardhur si klient në lokalin tim. Klientët tjerë më kanë thënë disa herë se ai sillet si ka dëshirë në lokalin tim, kur unë nuk isha prezent.  Disa herë e kam larguar nga lokali duke i thënë se nuk të dua si klient në lokalin tim, pasi më kanë thënë se nuk je duke u sjellë mirë. Natë e 29 Prillit unë kalova nga lokali në orën 01: 15 minuta dhe e gjeta aty.

Abcnews.al: Po ty te ka qëlluar apo të ka dëmtuar?

Shqiptari: Jo, jo nuk ka guxuar ai.

Abcnews.al: Me ca merrej në jetën e përditshme rumuni? A është e vërtetë se ishte i armatosur me pistoletë atë natë?

Shqiptari: Natën e 29 Prillit e gjeta aty dhe i thashë të largohej nga lokali im.  Ai nuk donte te ikte po unë e largova me zor duke e qëllua me shuplakë dy a tre herë.  Unë nuk e dija se ai kishte një lidhje me baristen time prandaj dhe vinte pasi unë e largoja sa herë që e shihja në lokali.  Pasi u largua ky tipi unë qëndrova aty për rreth 40 minuta për të parë nëse ai do vinte përsëri, po nuk erdhi.

Abcnews.al: Pastaj çfarë ndodhi?

Shqiptari: Ishte çdo gjë ne rregull dhe mendova të shkoi  të pushoi pasi kishte ora 2 e natës. Sapo unë mbërrita në shtëpi më telefonoi baristja dhe më tha hajde shpejt se është kthyer ky tipi dhe po thyen të gjithë xhamat. Kjo baristja ishte e lidhur me këtë tipin.  Kjo i kishte treguar se unë jam larguar nga lokali. Kur unë mbërrita te lokali edhe pse për 5 minuta arrita aty, rumuni ishte larguar nga lokali. Më tha baristja se do vinte përsëri, por këtë herë me pistoletë me vete. Unë qëndrova aty gjithë kohën duke shpresuar që  të vinte. Dhe rreth orës 03: 30 minuta me një pistoletë në dorë më është afruar. Në atë moment e kam qëlluar me shkelm në dorë dhe i kam heq pistoletën dhe më pas e kam dhunuar. I kam thyer këmbë e duar. Më kanë larguar klientët e lokalit pasi do e kisha dhunuar me keq. Më pas kam telefonuar  karabinierët.  I thashë baristes ta lante para se të vinte karabinieri. Kur edhe karabinieri dhe e panë gjendjen e tij me thanë që është dëmtuar shumë dhe që e vetmja mënyrë për të dalë unë pa problem me shtetin ishte të deklaroja se edha ai më kishe bërë ndonjë gjë mua.  Kështu më thanë del i pastër se je vetëmbrojtur.

Abcnews.al: Po tani si është situata?

Shqiptari: Ai është ne spital akoma edhe sot. Unë e kam rregulluar lokalin dhe eci përpara. Baristen e kam larguar nga puna, pasi pashë pamjet filmike ne kamerat e sigurisë. Nuk e kuptova që i gjithë faji kishte qenë i baristes që ai vinte aty, edhe pse unë e kisha rrahur disa herë duke e larguar nga lokali. Po kësaj here është ndier më i ofenduar, pasi e largova në sy të së  saj, prandaj ka reaguar duke ardhur e thyer xhamat e lokalit. Kjo ishte e gjitha./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono