Ronaldo merr çmimin “Legjenda”

12:55 | 30/07/201912:550

Cristiano Ronaldo merr çmimin “Legjenda” të gazetës “Marka”. Ylli portugez fiton trofeun individual që më parë i është dhënë Peles, Maradonës dhe Mesit.

Një karrierë e tillë nuk mund të mos e meritonte. Cristiano Ronaldos i duhej dhënë ndoshta më parë ky çmim i lartë nga e përditshmja më e shquar sportive e Spanjës, por më mirë vonë se kurrë.

Supeylli portugez, triumfator i pafund me Realin dhe i suksesshëm edhe me Juventusin, mori trofeun e lakmuar individual, “Legjenda”, dhënë nga gazeta “Marka” e Madridit.

Rekordmeni i golave të Championsit mori po atë çmim që e kishin marrë para tij Pele, Majkëll Xhordan, Maradona, Shumaher, Nadal, Gjokoviç, Muhamed Ali, Usain Bolt, Majkëll Felps dhe Lionel Mesi.

“Marka” krijoi edhe një skenë të veçantë, kur pesë fëmijë hynë në skenë veshur secili me fanellën e skuadrave për të cilat Ronaldo ka luajtur apo luan në karrierë, Sportingun e Lisbonës, Mançester Junajtidin, Realin, Juventusin dhe kombëtaren e Portugalisë.

I veçantë, por ndoshta i pritshëm momenti kur presidenti i Realit, Florentino Perez, hyri në skenë për të takuar ish-yllin e ekipit të tij. Nuk mungoi përqafimi dhe puthja, si dhe thirrja e tifozëve “Florentino, mere përsëri Cristianon”.

CR7 ka fituar 5 herë Championsin, 4 herë Kupën e Botës për klubet, 3 herë Premier Ligën, 2 herë La Ligën, 1 herë Serinë A, si dhe Kampionatin Europian e Ligën e Kombeve me Portugalinë.

Ai ka fituar 5 herë edhe Topin e Artë të “France Futbollit”./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono