Ronaldo bëhet me Bugatti, blen makinën luksoze

18:59 | 01/05/2019

Yllli i skuadrës italiane Juventus Cristiano Ronaldo, thuhet se ka blerë një makinë  Bugatti La Voiture Noire. Mediat shkruajnë se makina ka kushtuar 11 milionë euro.  Bugattit unik u prezantua për herë të parë në botë në garën e makinave Geneva Motor Show 2019.

Ndërsa thuhet se kompania luksoze franceze krijoi vetëm një makinë të këtij lloji, për të përuruar 110-të vjetorin e themelimit të saj. Bugatti konfirmoi se makina luksoze ka një pronar por nuk pranoi ta identifikojë zyrtarisht.

Mediat raportojnë se pronari i Bugattit është ylli i futbollit Cristiano Ronaldo. Por Ronaldo nuk mund ta marrë makinë deri në vitin 2021, pasi kompania do të përmirësojë disa detaje në makinën luksoze./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono