Romina Kuko: Bashkitë s’kanë tagër për të zbatuar dekretin e Presidentit

17:50 | 19/06/201917:500

Romina Kuko zëvendësministrja e Brendshme në një intervistë në ABC News përballë gazetares Mirela Milori, është shprehur se bashkitë nuk kanë tagër për të kërkuar zbatimin e dekretit të Presidentit.

Koko ka komentuar sulmet që janë bërë nga policia bashkiake e bashkive të djathta ndaj organizatorëve të KZAZ-ve në disa qytete ku është shprehur se kanë mbetur të lënduar edhe punonjës policie.

“Të gjitha bashkitë e djathta e kanë bërë të qartë pozicionin e tyre edhe nëpërmjet letrës. Por në fakt është absurde sepse bashkitë nuk kanë edhe sipas Kodit Zgjedhor, por edhe sipas ligjit 139 të 2015 për vetëqeverisjen vendore, nuk kanë asnjë rol dhe tagër për të kërkuar zbatimin e dekretit të Presidentit. Dua t’iu jap një analogji dhe është njësoj sikur Ministria Brendshme të japi një urdhër të caktuar i cili duhet të zbatohet nga Polica e Shtetit. Dekreti në rastin konkret duhet të zbatohet nga autoriteti përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve që është KQZ. Nëse ka një ankesë për KQZ, atëherë ne kemi një Kolegj Zgjedhor. Në rastin konkret bashkitë po zbatojnë dekretin e Presidentit, ndërkohë që KQZ del dhe thotë se ky dekret është nul. Është njësoj sikur Ministria e Brendshme të nxjerri një urdhër që nuk zbatohet nga Polica e Shtetit dhe institucioni në varësi, por të zbatohet nga ndërmarrja e gjelbërimit të një bashkie të caktuar”, tha Kuko. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono