Romeo Hanxhari: Të përgatitemi ndaj fenomeneve natyrore, jemi vend i ekspozuar ndaj tërmeteve

18:00 | 09/12/201918:000

I ftuar në studio me gazetarin Endri Xhafo ka qenë Prof. Dr. Romeo Hanxhari, shef i katedrës së Gjeografisë në Universitetin e Tiranës. Prof. Hanxhari foli për menaxhimin e tërmetit dhe fatkeqësive natyrore. Sipas Prof. Romeo Hanxharit specialistët paralajmëruan rrezikun ndaj tërmetit që prej vitit 2006.

Pjesë nga biseda në studio:

Endri Xhafo: Në këtë letër që është jashtëzakonisht shumë e kthjellët. Ju thoni që ndër 19 tërmetet më të fortë të ndodhur në 25 vitet e fundit, ata më katastrofikët kanë patur për shkak pikërisht ekzistencën e banesave të ndërtuara pa një projekt inxhinierik dhe mos kujdesin në kohë të strukturave shtetërore për kontrollin dhe respektimin e normave anti-sizmike në të gjitha banesat dhe sillni raste tërmetesh të tillë në Iran, turqi, Egjipt. Ju thoni edhe diçka tjetër, vendet që nuk kanë qenë të gatshme kanë marrë masa, mendoni se kjo mund të ndodhë, sepse ju thoni që këto nuk janë fatkeqësi natyrore, janë fenomene natyrore, rrëshkitja e tokës, tërmeti, shndërrohen në fatkeqësi nga mungesa e menaxhimit nga ana e njeriut të fenomenit.

Romeo Hanxhari: Unë ju them studentëve të mi që dalin mësues. Mësojuni nxënësve që Tërmeti është në shtëpinë e vet, ne jemi bujtës në këtë territor, sepse jemi territor i ri, pra malet lëvizin nga pikëpamja gjeologjike, gjeo-morfologjike, tërmetet janë në shtëpinë e vet. Ne duhet tu mësojmë të gjithëve si të bashkëjetojmë me tërmetet, duhet t’ua  mësojmë, është ABC-ja, dhe kur kjo të ndodhë të mos themi: çfarë ishte kjo që ndodhi?! Por të gjendemi të përgatitur.

Endri Xhafo: Por edukimi nuk hyn vetëm te menaxhimi. Menaxhimi është një sërë faktorësh, menaxhimi do duhej të kishte filluar nëse parlamenti do kishte mbajtur parasysh sugjerimet tuaja për legalizimin apo jo?

Romeo Hanxhari: Menaxhimi ka katër faza: ka fazën e zbutjes, ku identifikohen pikat e dobëta dhe fillohet marrja e masave, përgatitja e cila përfshin edukimin, trajnimin për këto situata, më pas është faza e emergjencës që ne nuk e kishim, dhe menaxhimin e kishim keq.

Romeo Hanxhari: Çdo fenomen natyror ka një mënyrë të vetën të qasjes së njeriut ndaj tij. Që në momentin kur ndodh fatkeqësia, ka një protokoll që duhet ndjekur.

Endri Xhafo: Sekretari i Ministrisë së mbrojtjes tha se protokollet janë.

Romeo Hanxhari: Përgatitjet te ne kanë një lehtësi. Ne e marrim me lehtësi dhe nuk dinë nëse protokollet ekzistojnë, nuk dinë çfarë të bëjnë në një situatë apo në nj moment të caktuar. Evidentimi i standardeve të ndërtesave lë për të dëshiruar. Ndërtimi i dyshimtë futet të vepra kriminale. Shteti duhet ti evidentojë ndërtesat. Ndërtesat e reja që kanë edhe leje ndërtimi që nuk kanë respektuar rregullat ato janë krime, pra këtu jemi te veprat penale, këtu duhet të flasë drejtësia madje duhet të japë një leksion të mirë. Gabimi bëhet që kur kalohet direkt te ngjarja dhe fazat kyçe anashkalohen, por ato janë thelbësore për ta menaxhuar eventin kur ndodh. Këto faza trajtohen me lehtësi dhe nënvlerësim pikërisht sepse mendojnë se tërmeti ndodh 1 herë në 40 vjet, por nuk është e vërtetë sepse mund të ndodhë edhe pas një viti, është vlerësim probalistik. Ne nuk është se nuk kemi një hartë sizmike, por problemi është çfarë bëjmë me të. Ne nuk kemi një hartë të rrezikut ndaj përmbytjes, nuk kemi një hartë të rrezikut ndaj rrëshqitjes, që sigurisht duhen bërë, sepse jemi vend i ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve.

Endri Xhafo: Presidenti i Republikës foli për nevojën e një harte të detajuar të rreziqeve në Shqipëri, jo vetëm për tërmetet, por edhe për përmbytjet.

Romeo Hanxhari: Në duhet të merremi seriozisht me rreziqet natyrore, duhet të fillojmë ta trajtojmë që në kopsht.

Endri Xhafo: Në tekstet mësimore në Shqipëri, përveç faktit pse ndodh tërmeti, a duhet të ketë një lloj edukimi, se si duhet të sillen njerëzit në rast tërmeti, ju e keni vënë në tekstet tuaja se çfarë duhet bërë në këtë rast?

Romeo Hanxhari: PO unë personalisht në tekstet e mia patjetër. Çfarë duhet të bëjnë, pikat e dobëta, çfarë duhet bërë përpara, gjatë dhe pas tërmetit se si duhet të menaxhojë veten në rast të këtyre fenomeneve natyrore. Kjo gjë duhet të futet në kurrikulat mësimore si e detyrueshme, si duhet të sillen nxënësit që të jenë të përgatitur si duhet të sillen ndaj fenomeneve natyrore./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono