Romelu Lukaku, përforcimi i radhës i Interit

23:59 | 17/07/201923:590

Sulmuesi i Manchester United është drejt transferimit tek Interi. Klubet kanë gjetur akordin dhe futbollisti pritet të zyrtarizohet javën e ardhshëm tek zikaltërit.

Një tjetër dëshirë e trajnerit Antonio Konte pritet të konkretizohet së shpejti. Skuadra e Interit është në rrugën e duhur për të firmosur me sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku. Drejtuesit e klubit zikaltër kanë ofruar 60 mln euro plus 15 mln bonuse të cilat do të paguhen në bazë të paraqitjeve të futbollistit belg. Një edicie jo pak e vogël që të bën të kuptosh se karriera e sulmuesit belg do të vazhdojë në San Siro është vendimi i trajnerit të djajve te kuq, Solskjaer.

Tekniku la jashtë skuadrës sulmuesin shtatlarte për ndeshjen miqesore ndaj Leds. Manchesteri do të luajë të shtunën ndaj Interit në Singapor në turneun aziatik ku dhe do të takohen drejtuesit e të dyja klubeve për të mbyllur marrëveshjen përfundimtare. 26 – vjeçari e ka shprehur hapur dëshirën për të vijuar karrierën tek skuadra e Interit pasi është në qendrën e projektit te trajnerit Antonio Konte.

Në Manchester, Lukaku konsiderohet si sulmuesi i dytë pas Rashford dhe kjo është e papranueshme për ish-lojtarin e Everton. Me afrimin e Lukakut, objektivi i fundit i Interit është Edin Xheko që aktivizohet me Romen. Verdhekuqtë pretojnë 25 mln euro për ballkanasin por zikaltërit janë ndalur ne 12 mln plus tre milionë të tjera bonuse. Dëshira e vetë futbollistit është transferimi tek Inter ku do të rreshtohet përkrah Lukakut, por skuadra e Romës vijon të mbetet pengesa kryesore./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono