Roma futet në garë për Elseid Hysajn

23:32 | 25/06/2019

Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha janë dy futbollistët e kombëtares ku e ardhmja mbetet e paqarte. Për mbrojtësin shkodran ka interes nga Roma ndërkohë që për portierin interesohet SPAL.

E ardhmja e mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj mbetet ende e paqartë. 25-vjeçari kërkohet me ngulm nga skuadra spanjolle e Atletico Madrid, por se fundmi në garë për anësorin është futur edhe Roma.

Verdhekuqtë ende nuk e kanë bërë transferimin e parë në merkato, por pas zyrtarizimit të trajnerit Fonseka, do të nisë puna për elementet e rinj që do t’i bashkohen skuadrës.

Napoli kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin shkodran. Mbrojtësi shqiptar  përfundoi në stol sezonin e kaluar dhe pas afrimit të Di Lorenzos shuhen shpresat për një vend në formacion. 

Marrëveshja mund të konkretizohet lehtësisht në rast se mbrojtësi i Romës Manolas pranon të transferohet te Napoli që kërkon me çdo kusht nënshkrimin me futbollistin grek.

E paqartë mbetet edhe e ardhmja e portierit të kombëtares shqiptare Etrit Berisha. Gardiani që aktivizohet me Atalantën në Serie A kërkohet nga skuadra e SPAL që i ofron vendin e titullarit.

Berisha është paraqitur pozitivisht vitet e fundit me bergamaskët, por në sezonin që sapo përfundoi vendin e titullarit e mori Pierluixhi Golini. Trajneri i Atalantës Gasperini është në mëdyshje për ta mbajtur ose jo në organikën e skuadrës shtatlartin shqiptar duke ditur që potenciali që 30-vjeçari zotëron është i madh./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono