Roma drejt transferimit të Gonzalo Higuain

21:30 | 17/07/201921:300

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain është drejt kalimit tek Roma. Verdhëkuqtë e konsiderojnë argjentinasin si pasuesin e Edin Xheko.

Skuadra e Romës është e detyruar të bëjë një sforcë ekonomike për të përforcuar grupin me një lojtar të kalibrit botëror. Problemet në bordin drejtues kanë shqetësuar jo pak tifozët, të cilët po presin në ankth të rejat rreth merkatos. Një nga emrat më të lakuar për të zbarkuar në Romë është ylli i Juventusit Gonzalo Higuain.

29 vjeçari nuk është në planet e trajnerit Sarri edhe pse ka mahnitur me paraqitjet e tij në qendrën stërvitore në Kontinasa. Higuan dhe Mandzukiç pritet të largohen përfundimisht nga Torino. Skuadra e Romës ka gati formulën e huazimit me detyrim blerje por nëse Higuain pranon ulje page.

Aktualisht bomber përfiton 6.5 mln euro në sezon, ndërkohë që verdhekuqtë janë të gatshëm ta paguajnë 4.5 mln euro. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e skuadrës së Romës mund t’i ofrojnë Pipitas edhe shiritin e kapitenit pas largimit të De Rosit dhe si një strategji për të bindur ish lojtarin e Real Madrid për të zbarkuar në Olimpiko. Higuain do të përshtatej shumë shpejt me Romën, pasi ka eksperiencë të mjaftueshme në futbollin italian ku ka mbajtur veshur fanellat e Napolit, Juventusit dhe Milanit. Roma është në kërkim të një bomber që garanton gola. Afrimi i Higuain do të zhbllokonte situatën e Xhekos drejt Interit e cila do të pasohej me largimin e  Mauro Ikardit. Nëse argjentinasi zgjedh Romën do të sillte një efekt zinxhir në merkaton e Serisë A. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono