Roja bregdetare bastis anijen në det të hapur

22:25 | 15/02/2019

Një hetim i përbashkët i policisë spanjolle dhe asaj portugeze ka çuar në asgjësimin e një rrjeti të organizuar të narkotrafikut, që po transportonte nga Amerika e Jugut drejt Europës një sasi prej 3 tonë kokainë.

Autoritetet në Portugali kanë sekuestruar mbi 3 tonë kokainë dhe kanë arrestuar 11 persona, duke çmontuar një rrjet të fuqishëm trafiku që po e transportonte lëndën narkotike në rrugë detare. Sekuestrimi i 3.3 tonëve kokainë, vlera e të cilës në tregun europian arrin deri në 148 milionë dollarë, u krye në det të hapur, kur rojet bregdetare bastisën anijen që ndodhej 150 milje larg bregut. Hetimi mbi organizatën kriminale kishte nisur në vitin 2017 dhe ishte udhëhequr nga autoritetet spanjolle. “Ky lloj trafiku nuk kufizohet në një territor apo kufi të caktuar. Këta trafikantë e kanë zgjeruar rrezen e veprimit në ujëra dhe territore që prekin vende të ndryshme”, thuhet në një deklaratë të policisë iberike. Lënda narkotike u konfiskua disa ditë më parë, por lajmi u bë publik vetëm ditën e premte dhe sipas të dhënave, anija po udhëtonte drejt Europës e nisur nga Amerika e Jugut. Pas bllokimit, mjeti u transferua në portin e Setubalit, 50 kilometra në jug të Lisbonës. Nga 11 të arrestuarit, 8 janë shtetas ukrainas, ndërsa të tjerët nga Gjeorgjia, Holanda dhe Franca. Sipas hetuesve, grupi kriminal kishte në plan ta shpërndante ngarkesën nga anija në varka të vogla e të shpejta, të cilat do ta çonin kokainën në Spanjë dhe vende të tjera të Europës./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono