Riza: Ju tregoj problemin e skuadrave të mëdha, Skënderbeu nënvlerësohet

23:20 | 23/01/202023:200

Florian Riza është ndalur te ndeshja Skënderbeu-Partizani në emisionin “Pressing” në ABC Neës. Ish-futbollisti tregon problemin e madh të skuadrave të mëdha, që nuk janë besnike ndaj skemave taktike.

Kolona e humbjeve është me katër, do bëhen nga tetë. Nuk e gjejmë dot tani ekipin që shpallet kampion. Në futboll sa herë ndryshon rezultati, ka përshtatje. Kur janë në avantazh, duket qartë që ekipet nuk i zbatojnë siç duhen manualet e ndeshjes.

Partizani ishte në avantazh në Korçë. Është e papranueshëm që një lojtar të kryejë faull dhe të ndëshkohet me karton në një largësi 60-70 metra larg zonës. Mbrohet duke u organizuar mirë, duke qarkulluar topin dhe duke ulur ritmin e kundërshtarëve. Ekipet e mira duhet t’i kenë të qarta manualet, nuk i zbatojnë. Skënderbeu nënvlerësohet, sepse nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës”, thekson Riza. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono