Rita Ora, më shumë se kurrë pranë shqiptarëve

09:55 | 29/11/201909:550

Këngëtarja Rita Ora ka treguar me anë të një postimi në instagram se çfarë dhe si do ta ndihmoj Shqipërinë pas tragjedisë që ndodhi më 26 nëntor

26 nëntori është ditëlindja e këngëtarës dhe ajo pavarësisht kësaj kishte disa postime për Shqipërinë.

Tani në këtë postim Rita ka shkruar se ajo do të koordinohet me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për ndihmat.

Ajo e ka cilësuar Erionin si një lider të vërtetë dhe thotë se lidershipi i tij është shembull.

“Unë sugjeroj që kushdo që mundet, ju lutemi të gjeni një familje ose ndonjë shoqatë bamirëse apo ndonjë mënyrë që të ndihmoni për rindërtimin e shtëpive të viktimave nga ky shkatërrim. Familja e parë që unë kam zgjedhur për t’i ndihmuar është familja Sala dhe ne do të të përcjellin gjendjen e saj dhe shumë familjëve të tjera të cilat kanë nëvojë për ndihmë”, ka shkruar Rita duke postuar edhe një link ku mund të jepen donacione për Shqipërinë./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono