Rita mban fjalën, fillon ndërtimin e shtëpisë për familjen Sala

12:36 | 02/12/201912:360

Iniciativa e Rita Orës për të ndërtuar nga një shtëpi për shumë familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri, ka filluar me ndërtimin e shtëpisë për familjen Sala.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, premtoi se do të rindërtonte shtëpinë e një prej familjeve të prekura nga tërmeti.

Familja Sala është familja e cila jeton në fshatin Pinar të Tiranës dhe banesa e saj u shemb nga lëkundja e fortë.

Rita bënte thirrje për këdo që ka mundësinë, të gjejë një familje ose një shoqatë bamirësie, një mënyrë për të ndihmuar me rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe.

E para që zgjodha është familja Sala. Do ta ndjekim ecurinë e kësaj pune që të ketë dhe familje të tjera që të marrin të njëjtën ndihmë. Ju lutem, klikoni në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë dhe ju. Lutjet e mia dhe dashuria ime shkojnë drejt atyre që janë prekur. Me dashuri, Rita””, shkruante Ora në postimin e saj.

Ajo ka bërë me dije se kjo nuk është familja e vetme të cilëve do iu ndihmojë, ndërsa ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi që të veprojnë njejtë./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono