“Ringjallja e Erosit”, Aida Baro: Një libër ku çdo çift mund të gjejë veten

10:50 | 11/02/202010:500

Aida Baro kryeredaktorja, e PEGI  nga ABC-ja e Mëngjesit këtë të martë ka folur për librin më të fundit të sjellë nga shkrimtarja  Esther Perel.

Kryeredaktorja në një bisedë me enkel Demin është shprehur se autorja në këtë libër ka bërë një pasqyrim të realitetit ku secili përmes shembujve që janë të përfshirë në këtë libër e gjen shumë lehtë veten.

“”Ringjallja e Erosit”, një libër nga Esther Perel ajo shprehet se ky është një libër që ajo nuk do e shkruante kurrë, pasi njerëzit janë shumë të kufizuar në bisedat erotike por që shembujt që ajo ka marrë janë shumë real dhe secili prej çifteve mund ta gjeje veten shumë mirë në këtë libër. Sipas saj çiftet duhet ta pranojnë se do të ketë ulje ngritje sidomos kur gjërat bëhen normale dhe rutinë. Dalja me miqtë apo me shoqërinë rreth e rrotull bën që çiftet të shikojnë atë çfarë ndodh rreth vetes. Përmes këtij libri ajo përpiqet që të tregojë se ku prindërit janë shumë të kufizuar dhe diçka është tabu çdo gjë kthehet në një problem të madh”, tha Baro.

Gjithahstu ajo thekson se përmes këtij libri kupton se sa e rëndësishme është bisedat seksuale me një adoleshent.

“Në këtë libër ajo shpjegon realitetin amerikan dhe evropian sidomos për pjesën e Mesdheut që janë më të hapur dhe e pranojnë seksualitetin më lehtë ndryshe nga ne që ishte tabu që nuk duhet folur apo prekur. Një fëmijë nëse këto informacione nuk i merr nga prindërit atëherë ai do ti marrë nga rruga dhe kjo është më e rrezikshme,” është shprehur ndër të tjera ajo.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono