Rindizen tensionet mes Ankarasë dhe Athinës


15:32 | 16/04/2018

Janë përshkallëzuar sërish tensionet mes Ankarasë dhe Athinës pasi rojet bregdetare turke kanë hequr flamurin grek nga ishulli i pabanuar i Didim që pretendohet nga të dyja vendet. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri turk Yildirim.

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim konfirmoi për mediat në vend se rojet bregdetare turke kanë hequr flamurin grek nga ishulli i pabanuar i Didim, hapësira territoriale e të cilit konfirmohet nga të dyja vendet. Yildirim deklaroi se është hequr flamuri grek nga ishulli në Egje. Një veprim ky, që ka rindezur sërish tensionet mes Athinës dhe Ankarasë.

Pas deklaratave të ndërsjellta mes liderëve të dy vendeve, kohët e fundit, është pala greke vendosi një flamur grek në ishujt e pabanuar, të cilët sipas Athinës janë territor grek, ndërsa sipas Ankarasë sovraniteti i tyre është i diskutueshëm.

“Ka ishuj shkëmborë të pabanuar që nuk kanë përkatësi të përcaktuar. Shikojmë që ka iniciativa të ngjashme me ato të Karadakut për këto ishuj. Në ishullin e Didimit ka një përpjekje për të vendosur flamurin grek. Roja jonë e sigurisë kreu ndërhyrjen e nevojshme. Atë flamur e hoqën prej aty. Këshilla jonë për Greqinë është që të qëndrojë larg provokimeve që rrisin tensionin mes marrëdhënieve për fqinjësi të mirë dhe të veprojnë brenda normave të fqinjësisë. Presim që të gjithë ta dinë se në nuk bëjmë kompromis me sovranitetin e vendit tonë. Pavarësisht nga kushtet, ne jemi të angazhuar për të dhënë përgjigjen e merituar për çdo veprim.”

Lajmi është pasqyruar gjerësisht dhe nga mediat greke, të cilat citojnë burime nga ministria e mbrojtjes në vend të cila thanë se po verifikojnë ende vendin ku ka ndodhur ky veprim. Ndërkohë, nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet greke për deklaratat e kryeministrit turk./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono