Rikthimi në fushë dhe e ardhmja me Boca Juniors, De Rossi shuan çdo dilemë

12:34 | 25/11/201912:340

Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, duket se po e shijon aventurën e tij në Argjentinë. Përpos një dëmtimi në kofshë, i cili e la italianin jashtë fushave për gati 3 muaj, ai ndihet i lumtur tek Boca Juniors dhe kërkon të luajë më shumë.

“Nuk po mendoj për një vend apo ekip tjetër. Thjesht dua të luaj pak më shumë këtu. Sigurisht kur je 36-vjeç, duhet të marrësh çdo ditë vendime dhe unë besoj se kam marrë vendimin e duhur. Besoj se kjo është një shenjë maturie dhe inteligjence”, deklaron italiani për mediat argjentinase.

‘Gladiatori’ duket se e ka lënë pas atë dëmtim, pasi mbrëmjen e djeshme erdhi nga stoli për të ndihmuar ekipin e tij në fitoren 2-0 kundër Unionit. “Kalova një muaj të vështirë. Gabova duke e dëmtuar akoma dhe më shumë veten, por tashmë ka kaluar dhe unë jam në një formë shumë të mirë. Është një nder për mua të luaj për këtë fanellë dhe jam i lumtur që zgjodha Argjentinën për vazhdimin e karrierës time”, mbyll De Rossi. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono