Rikthehet “makthi” ebola, në Kongo përhapet edhe në zonat urbane


18:14 | 17/05/2018

Në Afrikë është rikthyer virusi i frikshëm i Ebolës, që dy vite më parë u mori jetën mbi 11 mijë personave. Këtë herë sëmundja e rrezikshme është verifikuar në Kongo, ku po përhapet me shpejtësi nga zonat rurale në ato urbane.

Virusi i Ebolës që ka rënë në Republikën Demokratike të Kongos është përhapur me shpejtësi nga zonat rurale në ato urbane, duke ngjallur frikën se shumë shpejt mund të dalë nga kontrolli. Ministri i Shëndetësisë konfirmoi në orët e fundit një rast në Mbandaka, një qytet me 1 milion banorë rreth 130 km nga zona ku më herët gjatë muajit u regjistruan rastet e para. Qyteti në fjalë është një pikë ku kryqëzohen rrugët që të çojnë në kryeqytetin Kinshasa. Deri tani, në vendin afrikan 43 persona janë infektuar nga virusi dhe 23 të tjerë kanë vdekur prej tij. Ebola është një sëmundje infektive që shkakton hemoragji të brendshme dhe shpesh herë rezulton fatale. Ajo mund të përhapet me shpejtësi përmes kontaktit me lëngjet trupore dhe simptomat e saj paraprake, të ngjashme me gripin, jo gjithmonë kuptohen. Mes viteve 2014-2016, virusi ra në Afrikën Perëndimore, ku u mori jetën rreth 11 mijë e 300 personave, duke rezultuar më fatali për faktin se u përhap edhe në kryeqytetet e Guinesë, Sierra Leones dhe Liberisë. Peter Salama, zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka deklaruar se përhapja e Ebolës në Mbandaka tregon se ekziston rreziku për një shpërthim masiv të sëmundjes. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono