Rikonstruksioni i konvikteve në Qytetin Studenti, Veliaj: 11 godina kanë përfunduar

16:44 | 31/08/201916:440

Vijojnë punimet në konviktet në Qytetin Studenti. Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj inspektuan pasditen e së shtunës punimet, ku Veliaj tha se 11 godina janë përfunduar, 6 janë drejt fundit dhe pritet nisja e 3 godinave të tjera. Ndërsa kryeministri Rama u shpreh se dhe rezidencat studentore në qytetet e tjera do të rikonstruktohen.

Rikonstruksionit të konvikteve në Qytetin Studenti, po i jepet dora e fundit. Ecurinë e punimeve e inspektuan kryeministri Rama bashkë me kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Veliaj tha se 11 godina janë gati e 6 drejt përfundimit, ndërsa në 3 të tjera, punimet nisin javën e ardhshme. Kryeministri Rama nënvizoi se edhe rezidencat studentore në qytetet e tjera do të rikonstruktohen.

“Ne jemi në kohë për t’i akomoduar pjesën më të madhe si duhet. Tani kanë mbetur disa këtu. Plus, Korça ka filluar, Shkodra po ashtu është në proces për të filluar, fillon këto ditë sepse gjithçka është bërë gati. Po ashtu për Elbasanin, Vlorën dhe Gjirokastrën”, tha Rama.

Për kryebashkiakun e Tiranës, sfida e radhës është mirëmbajtja e konvikteve.

“Çdo gjë ka nevojë për t’u mirëmbajtur. Menduam që ideja më e mirë, meqë specialistët janë më paga minimale, është që ne mund të punësojmë studentë. Pra, do të hapim disa vende pune dhe do t’u themi që kemi disa vende pune si administratorë. Po u prishën dushet, po ndodhi diçka, apo ndonjë problem tjetër kemi një administrator që është një prej studentëve”, tha Veliaj.

Rikonstruksioni i konvikteve ishte një nga kërkesat e studentëve në protestat e tyre të Dhjetorit të kaluar. Ndërkohë, një tjetër kërkesë, karta e studentit, pritet të fuqizohet nga 1 Tetori dhe ky model do të zbatohet edhe në qytete të tjera./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono