Rikonstruksioni i çerdheve, Veliaj: Krenar për këto 4 vjet

17:10 | 24/05/2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se ndjehet krenar në këtë mandat të punës së tij pasi sipas Veliajt çerdhet dhe kopshtet kanë kushte më të mira. Kryebashkiaku ishte në çerdhen numër 17 e cila i është nënshtruar rikonstruksionit.

120 fëmijët që ndjekin çerdhen numër 17 në Tiranë do të kenë kushte më të mira. Çerdhja i është nënshtruar rikonstruksionit të  plote. Investimi është realizuar nga bashkia në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në vendin tonë.

  “Nëse ka një gjë që jam krenar këto katër vitet e fundit është se falë punës së bashkisë, por edhe gjithë dashamirësisë së dhomave të tregtisë, ambasadave të ndryshme dhe sipërmarrjeve, çerdhet dhe kopshtet e Tiranës jo vetëm janë më të mira se privati, por edhe më të mira në rajon, ndoshta edhe në shumë vende të tjera të botës. Për këtë standard që kemi vendosur gjithmonë do të pranojmë ndihmën e kujtdo që të ngremë stekën akoma më lart”.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës krijon të gjitha mundësitë që brezi i ri të ecë përpara./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono