Rifillojnë aplikimet për studim në Cats College, ofrohen bursa për moshat 14 deri në 19 vjeç

17:20 | 27/09/201917:200

Sot dhe nesër kanë mundësinë të aplikojnë të gjithë ata që duan të ndjekin studimet në fakultetet më të njohura të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëvendësdrejtori i kolegjit Kats në Kembrixh tregon për ABC News se ofrojnë edhe bursa studimi për studentët e moshës 14 deri në 19 vjeç.

Është rikthyer përsëri mundësia për të gjithë ata që duan të studiojnë në fakultetet më të mira në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Tiranë ka ardhur vetë zëvendësdrejtori i Cats College Cambrig Dominik Tomalin që ketë të premte e të shtunë mirëpret në Hotel Plaza në Tiranë të gjithë të rinjtë e interesuar.

“CATS College (Kats kolexh) janë shkolla ndërkombëtare të specializuara në pritjen e studentëve nga të gjitha kombësitë. Kemi rreth 85 kombësi të ndryshme, dhe i ndihmojmë studentët për të aplikuar në fakultetet më të mira në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Dominic Tomalin, zv/drejtor i Cats College Cambridge.

Eksperienca që kanë me Shqipërinë kolegjet CATS ka treguar se studentët shqiptarë kanë hedhur hapa të suksesshëm në vendet ku studiojnë.

“Kemi sukses të jashtëzakonshëm për hyrjet në fakultetet më të mira në botë. Sivjet kishim studentë në universitetin e Kembrixhit dhe në fakultetet më të mira në Evropë.

Kemi dhe shumë studentë që aplikojnë në degët e mjekësisë dhe veterinarisë”, tha ai.

Zëvendësdrejtori i CATS College Kembrixh ka zgjedhur të bisedojë drejtpërdrejtë me studentët për ti informuar gjithashtu se pavarësisht së është shkollë private, nuk mungojnë as bursat e studimit.

Jemi shkolla private por ofrojmë bursa për studimet e shkollës së mesme për të gjithë studentët nga mosha 14 deri në 19 vjeç”, bëri me dije Dominic Tomalin.

Kushdo që dëshiron të aplikojë dhe të përfitojë një bursë për të studiuar në Oxford, Cambridge, Londër dhe në Shtetet e Bashkuara te Amerikës nuk duhet të humbasë takimet që zgjasin vetëm dy ditë në Hotel Plaza: të premten nga ora 14 deri në orën 18 dhe të shtunën nga ora 11.00 deri në orën 16.00./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono