Riatdhetësohen në Kosovë 110 shtetas nga Siria

21:15 | 20/04/201921:150

Mbrëmjen e së premtes në Aeroportin e Prishtinës mbërritën 110 shtetas kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri, kryesisht gra e fëmijë.  Mes tyre janë dhe katër ish luftëtarë. Në zonat e konfliktit në Siri kanë mbetur edhe 87 shtetas të Kosovës.

Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë kthyer mbrëmë në Kosovë 110 shtetas të Kosovës të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri.

Rreth orës 3 të mëngjesit familjarët e shtetasve kosovarë pjesëmarrës në ISIS janë sjellë në qendrën për të huajt në Vranidoll.

Prej 110 të kthyerve 32 janë gra,  74 fëmijë përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit e tyre dhe katër luftëtarë.

Katër të dyshuar si  luftëtarë të ISIS-it të kthyer mbrëmë janë ndaluar nga policia ndërsa prokuroria speciale do të vazhdojë hetimet.

Për të kthyerit tjerë janë ndërmarrë të gjitha masat për socializëm.

Ndërsa gjatë ditës në këtë qendër vinin familjarë të cilët interesoheshin nëse familjarët e tyre janë në mesin e të kthyerve derisa nuk kishin të drejtë të takoheshin me ta.

Ditëve në vazhdim pritet të bëhet edhe vaksinimi i tyre.

Presidenti Hashim Thaçi, duke përgëzuar punën e institucioneve në këtë rast ka kërkuar që të kthyerit të trajtohen me profesionalizëm.

Në zonat e konfliktit në Siri kanë mbetur edhe 87 shtetas të Kosovës prej të cilëve 30 janë luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono